Ai është terroristi kosovar më i kërkuar nga SHBA, por ministri Hoxhaj nuk e njeh…

0
1093

Enver Hoxhaj MPJ

Lavdërim Muhaxheri është një ndër terroristët më të kërkuar në botë.SHBA e shpalli atë në listën e më të kërkuarve në vendin e katërt.

Kjo, pas pjesëmarrjes së tij përkrah terroristëve të ISIS në luftën e Sirisë.

Ai ka shokuar njerëzit, teksa është shfaqur duke prerë koka njerëzish.

E megjithatë, ministri i Jashtëm Kosovar, Enver Hoxha, i ftuar në emisionin “James Vu”, ka thënë se nuk e njihte si fytyrë, megjithëse ka dëgjuar paksa për të.

Një pamje të tillë nuk e kam parë asnjëherë, po e kam dëgjuar se kush është. Si pamje mund të them se është pamje e shëmtuar, nuke prezanton Kosovën si shtet dhe si shoqëri, është kundër vlerave që ka pasur Kosova. Është pamje e neveritshme, e shëmtuar. Ky është qëndrimi që mbaj si Minsitër i Jashtëm dhe si akademik. Ekziston një numër rreth 100-150 shqiptarë jo vetëm nga Kosova por dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Nëse e krahasojmë me vendet europiane, numri është shumë më i vogël në Ballkan. Por si pamje është e shëmtuar dhe dëmton Kosovën. Ne kemi marrë disa vendime të rëndësishme, kemi sjellë një ligj që parandalon pjesmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra jashtë vendit, kryesisht në Siri dhe Irak. Po kështu ka pasur arrestime të personave që merreshin me rekrutimin e tyre. Kjo ka të bëjë me sigurinë kombëtare”, ka thënë Hoxhaj.GazetaTema.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu