Ai që vrau Bin Laden, pa pension dhe siguracion shëndetësor

0
828

ShBA – Mirë nderime jo, por as pension apo siguracion shëndetësor për njeriun që vrau Osama bin Laden, armikun numër një të Shteteve të Bashkuara. Navy Seal i Team Six, i cili natën e 1 majit 2011 qëlloi tri herë në kokë liderin e al Qaida, në vijim të raketave në Pakistan, ka lënë shtatorin që kaloi, pas 16 vjetësh, forcat e armatosura, tre vjet para minimumit të parashikuar dhe i është rikthyer jetës civile, duke humbur çdo përfitim. E ka rrëfyer vetë këtë në një intervistë të gjatë për të përmuajshmen Esquire, në të cilën për të mbrojtur identitetin e tij quhet ‘the Shooter’ – qëlluesi.

”Kujtoj se, ndërsa po e shihja Bin Laden të nxirrte frymën e fundit, mendova: kjo është gjëja më e mirë apo më e keqe që kam bërë ndonjëherë?”’, i ka rrëfyer ‘the Shooter’ gazetarit Phil Bronstein i Qendrës së Reporterëve Investigativë.

”Siguracioni shëndetësor për mua dhe për familjen time ndali mesnatën e së premtes”, ka rrëfyer për Bronstein jo shumë kohë pas të njëjtës së premte, duke shtuar se, kërkoi nëse kishte ndonjë formë tranzicioni apo një formë të re sistemi sigurimi, por përgjigja ishte: ”Jo. E ke lënë shërbimin. Mbulimi yt nga shteti mbaroi. Falemnderit për 16 vitet e tua. Shko të bësh…”.

Gjashtëmbëdhjetë vjet në të cilat ai ka vrarë dhjetëra ”armiq në luftime” në misione të panumërta; nga të cilat ajo më e egra ishte sigurisht kundër liderit të al Qaida-s. E gjeti përballë, duke u futur në atë dhomë në katin e tretë të vilës në qytetin pakistanez Abbottabad. Dhe në rrëfim kujton se ”Bin Laden ishte në këmbë. I kishte duart mbi shpatullat e një gruaje dhe ishte duke e shtyrë përpara. Jo saktësisht drejt meje…E pashë…kishte një pushkë mbi një raft afër tij, AK, për të cilën ishte i famshëm. Dhe lëvizi përpara. Nuk e dija nëse gruaja kishte një rrip me eksploziv…ai kishte një pistoletë. Kjo ishte një kërcënim…e qëllova, dy herë, në ballë. Bum, Bum. Herën e dytë ndërsa po binte. U rrëzua mbi dysheme, përpara krevatit të tij dhe e qëllova përsëri. Bum, në të njëjtin vend”.

Në artikullin për Esquire, Bronstein rendit një seri shpërblimesh që munguan, duke nisur nga 25 milionë dollarët, që vareshin mbi kokën e Bin Ladenit dhe që nuk u shkuan kurrë burrave të grupit Team Six (Ekipi i Gjashtë). Sikur të ishte një libër apo një film ajo natë, e jo një operacion, ngjarje. Por edhe humbje të pensionit dhe siguracionit shëndetësor, përveç artritit, dëmeve në shikim dhe të tjera të këqija shkaktuar nga jeta në ushtri. Apo mungesa e një martese të lumtur, pasi ai u nda nga bashkëshortja, e lodhur duke e parë të ikë për një punë, që e mbante deri në 300 ditë larg shtëpisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu