AK: Pasaporta Shqiptare, për të gjithë Shqiptarët kudo jetojnë!

0
918

Aleanca KUQeZI parashikon ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë nga 1998, në disa seksione të lidhur me shtetësinë shqiptare. Ndryshimi që synon kjo parti është se çdo shqiptarë mund të marr pasaportën shqiptare. Pra, edhe ata që jetojnë jashtë Shqipërisë në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe në diasporë. Aleanca KUQeZI justifikon këtë qasje në njërën anë me të drejtën e çdo shqiptari për të marrë nënshtetësinë e vendit të tij, në anën tjetër, me veprimet e vendeve fqinje, Greqia, Serbia dhe Bullgaria, aplikojnë këtë skemë për disa kohë. Kroatet në Bosnje janë të pajisur me Pasaporta Kroate, Bullgaria u jepë poashtu të gjithë atyre që ndjehen Bullgar dhe jetojnë në Maqedoni, kurse Greqia e praktikon këtë sistem që nga viti 1991 në Jugë të Shqipërisë, në Kosovë janë të pajisur me Pasaporta Serbe të gjith Serbet që kan dhe shtetësinë e Kosovës.

 

“Kuqezinjtë simbolizojnë bashkimin dhe civilizimin në mënyr të rregullt, demokratike dhe e shohin si shumë të kohës. Ne duhet të jemi modeli i një sistemi të konsoliduar. Ne duhet të jemi garancia se platforma jonë qeverisëse do alternohet me atë të SHBA dhe BE që kanë investuar në Kosovë. Ne do jemi partner lokal i diplomacisë amerikane, ”kështu qe shprehur Kreshnik Spahiu Kreu i Aleanca KUQeZI në Kongresin e Partisë që u mbajt kete vit në Tiranë.

 

Aleanca KUQeZI kërkoi që shqiptarët në Maqedoni të mos përdorin flamuj arab e turq në protestat e tyre por gjithmon në ball të tyre të jete Flamuri Shqiptar KUQeZI.

 

“Për çështjen e Mitrovicës në veri të Kosovës, klanet dhe mafia rajonale të dirigjuar nga Republika e Serbisë, kanë vetëm interesa strategjike për të shfrytëzuar pasuritë e nëntokës atje, madje edhe trafikimi i shumë krimeve që shpërndahen edhe për në europë. Ne jemi me qëndrimin e SHBA-së për mosndryshim e kufijve dhe për moskëmbimin e territoreve,” deklaroi Kreshnik Spahiu.

 

Pas nje aktiviteti të ngjeshur që ka bere Aleanca KUQeZI në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni në SHB-a, Itali, Belgjik, kësaj radhe me 09 Shtator 2012 me ftesë të Shoqatave Kulturore Shqiptare që veprojn në Zvicërr, Aleanca KUQeZI do mbaj nje tubim në Restaurant Höfli Hartenfelsstrasse 2 6030 Ebikon afer Luzernit me Bashkatdhetarët e gjitha kantonveve të zvicrres, ku si mysafir pritet të arrij edhe Kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu.

 

Bashkatdhetarët do të kene mundësi të njohin përseafermi Kryetarin e Aleanca KUQeZI, z. Kreshnik Spahiu dhe të informohen përseafermi për gjendjen e krijuar Politike në Shqipëri, për problemet e krijuara të Shqiptarve në maqedoni, Presheve dhe viset e tjera ku jetojn Shqiptarët.

Për më shume informata rreth Tubimit të Aleanca KUQeZI, që do mbahet me 09 Shtator në Ora 18:00 në Restaurant Höfli, Hartenfelsstrasse 2, 6030 Ebikon afer Luzernit, mund të kontaktoni në telefonat

Azem Zeka Nr. 0041 – 76 470 72 13

Ali Kadriu    Nr. 0041 – 78 800 50 63

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu