AK, Spahiu: Cështja kombëtare jo pjesë e pazareve me Athinën

0
837

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një takim me intelektualë të ardhur nga Shqipëria e Kosova me titull “Cështja shqiptare dhe standardet e BE”.
Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, deklaroi sot se cështja kombëtare nuk mund të bëhet pjesë e pazarave dhe kompromiseve. Duke iu referuar njërit prej kabllogrameve të Wikileaks, Spahiu tha se aty tregohej qartë se Athina i bën shantazh Shqipërisë për integrimin, në një kohë që sic tha ai, integrimi duhet të kalojë vetëm nga Brukseli zyrtar dhe ai fillon me përmbushjen e 12 rekomandimeve.

“Sot shumë shqiptarë me bindje të ndryshe politike njerëz me përkatësi të ndryshme fetare, sic janë edhe në këtë sallë kanë një cështje të përbashkët dhe ajo është cështja kombëtare, e cila nuk mund të jetë cështje për pazare tavolinash, as me Athinën e as me Beogradin, nuk është pjesë e kompromiseve. Kabllogramet e SHBA nxorën qartë maskën e Athinës zyrtare e cila kishte ushtruar presion të hapur mbi Shqipërinë se nuk do të nënshkruante marrëveshjen e MSA. Integrimi i Shqipërisë kalon nga Brukseli, jo duke plotësuar tekat e Athinës. Nuk e duam Athinën avokate në Bruksel, jo sepse nuk kemi nevojë për avokatë por nuk mund të bëjmë kompromis me Athinën për cështjen kombëtare”, deklaroi Spahiu.

Spahiu gjatë fjalës së tij në këtë tryezë e vuri theksin edhe tek regjistrimi i popullsisë, ku tha se shqiptarët nuk e dinë numrin e tyre, jashtë dhe brenda territorit të vendit.

Sipas tij, “Sot më shumë se kurrë duhet të kemi të qartë se cfarë regjistrohet dhe cfarë jo. Greqia me miliarda euro borxhe vazhdon të paguajë pensione të paqëna qytetarëve të huaj. Këtë e aplikon si standart të dyfishtë vetëm në Shqipëri. Një shtet që i ka hyrë në borxh gjithë Europës kërkon ti hyjë në borxh edhe shqiptarëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu