AKR e vendosur: Nuk e votojmë Ramush Haradinajn për kryeministër

0
666

Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu ka mohuar çdo formë bashkëpunimi me koalicionin PAN.

Sipas tij, AKR nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk pritet ta votoj Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Nuk ka diçka të re në këtë drejtim, herën e fundit që jemi takuar, ka qenë në nivel të koalicionit dhe të partisë dhe qëndrimi ynë është ai që ka qenë prej fillimit”, ka thënë Sejdiu për lajmi.net.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa pjesë e të cilit është Sejdiu, ka marrë 25.79 për qind të votave.

Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj është deklaruar se ai i ka numrat për ta formuar qeverinë e re, madje ka potencuar se ka vota edhe nga deputetë jashtë koalicionit PAN.

Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu ka mohuar çdo formë bashkëpunimi me koalicionin PAN. Sipas tij, AKR nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk pritet ta votoj Ramush Haradinajn për kryeministër. “Nuk ka diçka të re në këtë drejtim, herën e fundit që jemi takuar, ka qenë në nivel të koalicionit dhe të partisë dhe qëndrimi ynë është ai që ka qenë prej fillimit”, ka thënë Sejdiu për lajmi.net.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa pjesë e të cilit është Sejdiu, ka marrë 25.79 për qind të votave.

Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj është deklaruar se ai i ka numrat për ta formuar qeverinë e re, madje ka potencuar se ka vota edhe nga deputetë jashtë koalicionit PAN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu