AKR, edhe zyrtarisht i ofron mbështetje kandidatit të NISMA-s për kryetar të Drenasit

0
449

nisma-akr-koalicion

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj dhe kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, të shoqëruar nga dy kandidatët për kryetar të Drenasit, kanë zyrtarizuar sot bashkëpunimin, nga i cili pritet që edhe AKR-ja të mbështet kandidatin e NISMA-s për kryetar të Drenasit.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se me këtë bashkëpunim, vullneti i qytetarëve të Drenasit do të shkojë në vend.

Të pranishëm, përveç Limajt e Bahtirit kanë qenë edhe kandidati i NISMA-s për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj dhe Elmi Thaçi i AKR-së.

Gjatë konferencës së përbashkët ka folur edhe Agim Bahtiri, sipas të cilit gjithashtu ka ardhur koha për ndryshime në Drenas.

“Do t’ia dalim për arsye se vullneti i popullit ekziston”, është shprehur optimist Bahtiri.

Ndryshe, kandidati Xhemajlaj do të jetë në garë së bashku me kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovci, në rundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu