Në aksidentin e rëndë në komunikacion, në fshatin Volljakë të Klinës njëri nga të aksidentuarit është pa vetëdije. Bëhet fjalë për Adnan Berishën, i cili nga tronditjet e aksidentit e ka humbur vetëdijën dhe vazhdon të jetë në koma. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic një nga familjarët e Adnan Berishës.
Sipas këtij familjari, i cili ka dashur të mbes anonim, ka thënë se në këtë aksident pos Adnan Berishës është përfshirë edhe vëllai i tij, Kenani dhe daja i tyre, Arben Berisha, i cili edhe ishte duke vozitur, e që është me banim në Gjermani. Për dallim nga Adnani, edhe dy të tjerët kanë marrë lëndime të rënda.
Aksidenti ka ndodhur para disa orëve.