Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë magjistrales Prishtinë- Pejë, saktësisht në Gllarevë. Një kamion është ndeshur me një kamion tjetër ne lëvizje. Si pasojë kamioni ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Dyshohet se ka edhe të vdekur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.