Aksident: Makina e Policis vrete dy veta

0
887

Prishtinë, 19 shtator (E plotësuar) – Dy persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë kanë marrë plagë në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
Dy të vdekurit, me mbiemrin Hasani, janë nga e njëjta familje, ndërsa aksidentin dyshohet se e shkaktoi një veturë e policisë.
Siç kanë arritur të dhënat e para nga vendi i ngjarjes, besohet se vetura e policisë ishte duke tejkaluar me shpejtësi të madhe një veturë tjetër dhe është përplasur direkt me veturën që po vinte nga drejtimi tjetër i rrugës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksident është përfshirë një veturë zyrtare e tyre, por nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti.
Bëhet e ditur se edhe dy anëtarët e tjerë të familjes Hasani, të cilët gjendeshin në veturën e udhëtarëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Peran, dy të vdekur në aksidentin e shkaktuar nga vetura e PK-së
Prishtinë, 19 shtator – 18:38
– Dy persona të vdekur dhe gjashtë të tjerë që kanë marrë plagë trupore, është epilogu i një aksidenti që ka ndodhur para pak çastesh në fshatrin Peran të Podujevës. Si raporton KTV-ja, shkaktar i këtij aksidenti të rëndë ka qenë një veturë e Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu