Aksident në Deçan, një i vdekur e disa të lënduar

0
752

Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë vonë në Deçan ka humbur jetën qytetari Muharrem (Gani) Mushkolaj, kurse disa persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore, njofton Kosovapress.

Vdekja e Muharremit është konstatuar nga mjekët kujdestarë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ishte dërguar pas aksidentit fatal.

Policia bëri të ditur se në ketë aksident ishte e përfshirë një veturë (Mercedes) me targa 421-KS-935, të cilën e drejtonte një 20- vjeçar nga fshati Pobergjë i Deçanit.
“Mbrëmë rreth orës 20.30 është pranuar informata se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan ka ndodhur një aksident trafiku më lëndime të rënda trupore.

Njësitet e Trafikut Rajonal kanë dal në vendngjarje dhe sipas hetimeve të para dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur pasi ngasësi i veturës kishte humbur kontrollin e automjetit dhe në trotuar ka goditur këmbësorin”, tha zëdhënësi i policisë në Pejë, Xhevat Ibra.

Bëhet e ditur se trupi i pa jetë i viktimës më Urdhër të Prokurorit Publik i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore të varrimit.

Ndërkaq ngasësi i shkaktimit të këtij aksidenti F.L është arrestuar dhe gjendet për kurim në Spitalin Rajonal të Pejës nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu