Aksion i Policisë brenda në Pejë për kapjen e Agim Madanit

0
1358

tropojani-agim

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në Kapeshnice të Pejës, ku besohet se është lokalizuar Agim Madani, i dyshuar për disa vjedhje, një vrasje dhe dy tentim vrasjeje.

Ibraj bene te ditur se nga informatat operative qe kan ardhur, dyshohet se Madani fshihej ne kete lagje tek disa njerz me te kaluar Kriminale dhe dje vone esht bere lokalizimi dhe njesit e Policise së Kosovës kan qen ne akcion për kapjen e Madanit.

Madani është shtetas i Shqipërisë dhe është në kërkim prej kohësh, pasi kohë më parë në Shqipëri kishte kryer një vrasje. Mirëpo, prej kohësh ai është duke i trazuar fshatrat e rajonit të Dukagjinit, kryesisht ato të Pejës dhe të Deçanit, me vjedhje dhe plaçkitje të ndryshme, raporton KTV.

Aksionin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për KTV-në se ky person është i shpallur në kërkim dhe se njësitet policore prej kohësh janë duke punuar në kapjen e tij.

Ibraj ka thënë se ky person është i rrezikshëm dhe se në terren janë njësitet adekuate.

Ditë më parë, Madani derisa po kryente një vjedhje në një fshat të Pejës, kishte plagosur një pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ndërkohë, ai vlerësohet të jetë shumë i rrezikshëm, pasi besohet të jetë rëndë i armatosur.

Por banoret e Pejes thon te kunderten, Madani esht njeri qe ka hall dhe krysisht kerkon Buke apo dhe vjedh ndonje shtepi te gyrbetqarve ose aty ku ska njeri ne shtepi, nese has ne njerz, Madani u thot se hec se skam puzne me ty dhe largohet nga vendi ne drejtime te paditura, zakonisht ka nje Kalllashnikov me vete qe sapo has ne njerz, e fut fishekun ne tyte qe tu tregoi njerzve se rrini rehat se skam pune me juve.

Haini-i-Dukagjinit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu