Aktakuzë 62 faqe e EULEX-it për rastin e Dobrosinit

0
589

Gjilan – Prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skënder Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Ky grup i njohur si “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012 thuhet në aktakuzë, njofton rajonipress.

Prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro ka ngritur aktakuzë prej 62 faqesh ndaj grupit të njohur si “Lëvizja e lirisë”. Ky grup që dyshohet se ka marrë pjesë në tri sulme ndaj punktit serb në Dobrosin të Bujanocit do të përballet me shumë dëshmi që janë siguruar nga hetuesit e EULEX-it.

Të mërkurën edhe zyrtarisht është ngritur aktakuza ndaj këtij grupi që përbëhet prej 9 vetave, Valon Jasharit , Skender Jasharit ,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.

Aktakuza i ngarkon të përmendurit për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Aktakuza saktëson se te ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë.

Disa nga të akuzuarit ndodhen në paraburgim derisa disa prej tyre ndodhen edhe në arrest shtëpiak varësisht nga natyra e veprës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu