Aktakuzë ndaj Milaim Zekës, ngarkohet se incizoi fshehurazi të dëmtuarën

0
23

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka shumë shpejt pritet të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzat për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në aktakuzën e ngritur në mars të këtij viti, e ngarkon Zekën se pa autorizim e ka incizuar fshehurazi të dëmtuarën B.D në restorantin “Fshati” në Prishtinë, derisa kjo e fundit kishte kërkuar nga Zeka që mos ta përmend djalin e saj në shkrimet e tij apo kudo qoftë tjetër, e më pas i akuzuari atë incizim ia kishte kaluar personave të tretë.

Aktakuza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 18 mars 2021.WERBUNG

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Milaim Zeka po akuzohet se më 18 maj 2017, në rrugën “B”, në restorantin “Fshati” në Prishtinë, pa autorizim ka incizuar tani të dëmtuarën B.D dhe se këtë incizim u’a ka shpërndarë personave të tretë.

Sipas kësaj aktakuze, pasi që Zeka në rrjetin social “Facebook” kishte publikuar një shkrim ku thuhej se V.B “ e mohon djalin e tij të cilin e ka me një zyrtare te Eulex-it” duke aluduar në tani të dëmtuarën B.D.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e dëmtuara pasi kishte parë këtë shkrim, ka kontaktuar të akuzuarin Zeka dhe e kanë lënë të takohen në restorantin “Fshati”, dhe pasi është takuar me të akuzuarin ka kërkuar nga ai që të mos i’a përmend djalin e saj në shkrimet e tij apo kudo qoftë tjetër, me ç’rast i akuzuari Zeka e ka incizuar fshehurazi ku e dëmtuara e mllefosur kishte filluar të thotë fjalë të rënda për njeriun me të cilin edhe ka fëmijë, duke aluduar për V.B.

Sipas aktakuzës e dëmtuara B.D citohet të ketë thënë “Mua çka me ka ndalë deri qetash që mos me ja q… nënën o kanë djali, une me këtë forcë që e kam ja kisha q… robt” dhe e njëjta kishte vazhduar  me fjalët “ Se si V. ja kishte shpërla trurin, se si V është në gjendje me shkel mbi gjithçka për me ja arrit qëllimet e veta, e cila përsëriste se djali ka qenë arsyeja e cila nuk e ka lejuar me ja q… nënën V”, me këtë i akuzuari Zeka ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës B.D.

Me këto veprime Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzon Milaim Zekën se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera te paautorizuara”, nga neni 205 par 2, lidhur me par 1 të KPRK-ës.

Për ngritjen e kësaj aktakuze Betimi për Drejtësi ka provuar të kontaktojë edhe me të akuzuarin Zeka, mirëpo i njëjti ka qenë i pa qasshëm./Betimipër Drejtësi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu