“Aktivistët po mbahen në burgje vetëm pse janë me Vetëvendosjen”

0
720

VV

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes një komunikate për medie ka thënë se aktivistët e saj kanë qenë nën shënjestër të dhunës policore dhe përndjekjes, duke mos përjashtuar disa që janë në burgje.

“Prej tyre, ende po mbahen nëpër qeli aktivistët Valdrin Ahmeti, Egzon Balaj, Pajtim Demaj dhe Trim Gashi, të cilëve u është zgjatur vendimi për paraburgim edhe për dy muaj. Të gjithë këta aktivistë janë të pafajshëm. Ata janë në burg vetëm për shkak të faktit që janë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në komunikatën e tyre, transmeton Koha.net.

Vetëvendosje thotë se familjet e këtyre aktivistëve nuk do t’i kenë ata pranë në periudhën festive të fundvitit, pa lënë mbrapa shokët e shoqet e tyre nuk i kanë pranë për punët e përditshme.

“Të gjitha këto, vetëm për shkak të hakmarrjes joligjore e jolegjitime të qeverisë Mustafa-Thaçi, së cilës po i afrohet fundi”, thuhet më tej nga VV, duke bërë thirrje në fund për lirimin e aktivistëve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu