Akuzat, Sarkozi mori ryshfet nga L`Oreal

0
664

Një dëshmitare ka parë Presidentin e Francës Nikola Sarkozi duke marr zarfe me shuma të konsiderueshme parash nga pronarja e L`Oreal, që konsiderohet dhe femra më e pasur në Francë. Sipas Daily Mail dëshmitarja është shumë e frikësuar të identifikohet.

Parat e marra nënë dorë i përkasin kohës kur Sarkozi po kandidonte për President dhe janë dhënë pikërisht nga trashëgimtarja e njohur e linjës kozmetike më të famshme në Lilian Betankurt.

Akuzat ndaj Presidentit të Francës u bënë nga Izabel Prevost- Depre, e cila është gjykatësja që nisi hetimet e çështjes nënë emrin “Marrëdhënia Betankurt”. Sipas hetimeve kreu i Francës dhe politikanë të tjerë kanë marr shuma të konsiderueshme parash në këmbim të heqjes së taksave për L`Oreal.

Hetuesja tregoi se dëshmia e një burimi të fshehtë është e shkruar e zeza mbi të bardh në librin “best-seller” në Francë që titullohet “Sarkozi më vrau”. Libri është shkruar nga dy gazetarë të gazetës së njohur “Le Monde”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu