‘Al Petrol’, vjedh konsumatoret, MTI sot bëri ekspertizën

0
679

Al Petrol

Inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me Policinë e Kosovës, sot kanë dal në vendngjarje te pika e karburanteve të ‘Al Petrol’ në Ferizaj, ku dje dy qytetarë denoncuan dyshimin se janë mashtruar gjatë kohës kur po mbushnin me naftë automjetet e tyre
Fatmir Karaliti, Shef i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit për Regjionin e Ferizajt në Policinë e Kosovës, i cili sot bashkë me inspektorët e MTI-së, ishte në vendngjarje deklaroi për lajmi.net, se janë duke bërë ekspertizën, dhe pas raportit të bazuar në analiza, do të merren hapat e mëtutjeshëm.

Fatmir Karaliti, Shef i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit për Regjionin e Ferizajt në Policinë e Kosovës, i cili sot bashkë me inspektorët e MTI-së, ishte në vendngjarje deklaroi për lajmi.net, se janë duke bërë ekspertizën, dhe pas raportit të bazuar në analiza, do të merren hapat e mëtutjeshëm.

Lulzim Syla, nga inspektorati i MTI-së, tha për lajmi.net, se informacionin për këtë rast e kanë marrë dje nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në Regjionin e Ferizajt.
Ai konfirmoi se inspektorët e MTI-së, sot kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë ekspertiza. “Tani do të presim rezultatet nga Agjencioni i Metrologjisë, të cilat pritet të publikohen sot, ose deri nesër në mëngjes”, tha Syla.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, nuk ka dashur të flas më shumë për rastin, pasi sipas tij ai tanimë është dërguar në Prokurori.
Flasin denoncuesit
Për rastin kanë folur edhe dy personat që pretendojnë se dje ishin viktima të mashtrimit, derisa po i mbushnin veturat e tyre me karburant në pikën e ‘Al Petrol’ në Ferizaj.
Florim Orllati dhe Elbasan Bega, në të njejtën kohë u përballen më një problem të shpërputhjes mes litrave me naftë që ata po furnizoheshin dhe faturimit, e kjo bazuar në kapacitetin rezervuareve të veturave të tyre, ku thonë se vërejtën dallim të madh.
Florim Orllati, i cili jeton në Zvicër por që kishte ardhur për pushime në Ferizaj, tha për lajmi.net, se atyre iu është bërë një hajni e madhe, pasi kapaciteti prej 70 litra që i nxinte vetura e tij, punëtorët e ‘Al Petrol’, këtë shifër e rritën në 80 litra.

Florim Orllati

“Erdha me vëllaun këtu për në shitore, e atëherë u kthyem deri te pompa. Kur e pashë se më ka ra në të kuqen, pra drita rezervë, thashë ta mbushi, edhe i thash vëllait se a është i mirë dizelli, pasi që kjo ishte hera e parë që po e mbushja këtu. Reagoi ai zotëria këtu që punon, tha po i mirë është. I thashë që ta mbushte plot, në atë mënyrë dola rastësisht me mbyll bagazhin mbrapa, kur po shoh aty po shkonte mbi 70 litra. Normal vetura ime zë total 70 litra e mua më dolën 80”, tha Orllati.
I përballur me këtë situatë, Florimi, kishte kundërshtuar që të lëvizë veturën nga vendi, sidomos pasi kuptoi se të njëjtin rast kishte edhe një klient paraprak, i cili po bisedonte me punëtorët e ‘Al Petrol’ ku po kundërshtonte faturimin, me dyshimin se i ishin shtuar litrat gjatë mbushjes së rezervuarit të veturës së tij.
“I thashë punëtorit, normal kerri im nuk zë kaq shumë, nuk e ka rezervuarin aq të madh që t’i pranojë 80 litra. Ai kërkoi të bëhet pagesa, unë i thashë se pagesën do ta bëjë, por veturën nuk e lëvizi nga vendi derisa nuk merremi vesh. Po në atë kohë ishte edhe një person tjetër që e kishte mbushur veturën e tij me karburant, i cili ndërhyri duke thënë se edhe mua më ka ndodhur e njëjta. Atëherë unë u bëra edhe më këmbëngulës”, tha ai.
Për lajmi.net, ka folur edhe denoncuesi tjetër, Elbasan Bega, i cili tha se iu faturuan rreth 20 litra naftë më shumë se sa sasia që i ishte vendosur në rezervuar të veturës së tij.

Elbasan Bega

“Gjatë mbushjes së veturës e pashë që e kaloi shifrën dhe diçka nuk isha i sigurt se vetura ime i zë 50 litra naftë, ndërsa në këtë rast më thanë se ishin 64 litra. I kisha rreth 20 litra më shumë, dhe kuponin fiskal, dhe thirra menaxherin të cilit ja shpreha mospranimin për faturimin që më ishte bërë”, theksoi Bega. Dyshime për mashtrim nëpër pika të karburanteve ka pasur vazhdimisht te qytetarët. Tani pritet që sot ose nesër, inspektorati i MTI-së të konfirmoi edhe zyrtarisht, nëse qytetarët e Kosovës vërtetë bien pre e vjedhjeve që mund t’u gjatë furnizimit me karburante.
/Lajmi.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu