Alarm Lufte !

0
960

Kanë filluar orët e fundit të armpushimit me Serbine dhe veglat e saje në Kosovë!

Po shihet se koha e armëpushimit në luftën mes Kosovës dhe Serbisë e veglave të saj, i filluar ne qershorin e vitti 1999, po i afrohet fundi.

Tani në prag të zgjedhjeve republikane, ish strukturat e LKJ dhe vegla e saj kryesore  UDB-a, kanë kalua në ofensivë për marrjen e pushtetit në Republikën e Kosovës përmes të LDK-ës së tyre!
–  Ata   mendojnë  me e arrit  këtë në fazën e par në zgjedhjet e ardhme, përmes të falsifikimit të rezultatit të tyre nga ana e OSBE! Dhe
–  Ata mendojnë se në fazën e dyte munden të e realizojnë  kthimin  e Kosovës nën sundimin e Beogradit, për mes te krijimit të  Unionit Ballkanik, si emër pas të cilit  nga ana e Brukselit, po tentohet të restaurohet Jugosllavia  e re serbe!
Me daljet hapur  në mediumet  e tyre  në gjuhen shqipe, të udbashve Bozhidar Spasiq, Memhemet Loci dhe të spiunëve të tyre ordinar,  duke u prezantua hapur se ata ju takojnë strukturave të LDK, po ashtu me paralajmërimin  nga ana e  ministrit te Thaqit, Enver Hoxhaj, se: “…Kosova e Serbia duhet të  hyn nën BE në të njëjtën ditë…” si dhe me vizitën e Shefit te Ushtrisë  të Serbisë fashiste në Republikën e Kosovës,  me ftesën e Komandantit të KFOR-it, po shihet çart se Kosova dhe Serbia do të fillojnë një luftë të re, me gjasa,  në këtë pranverë!
Të gjithë shqiptaret që janë të betuar në kauzën çlirimit dhe të bashkimit kombëtar, të prire nga Veteranet e Ilegales qe i kanë mbet besnik kauzës kombëtare dhe nga Veteranët e UÇK-ës qe i kanë mbet besnik Betimit te UÇK-ës, urgjentisht duhet te rirreshtohen dhe të ri mobilizohen si një trup i vetëm,  për me e përfundua  me bashkim kombëtar luftën e ndërpre në Qershorin e vitit 1999.
Lufta nuk u krye në Qershorin e 1999, por u ndërpre me mashtrimet e Grupit për Negociata me Serbinë (GNS) dhe të Grupit të 6 Fuqive të Mëdha, kur u premtua se 3 vite pas Konferencës së Rambujesë Populli Shqiptar i Republikës së tërësishme të Kosovës (gjitha viset shqiptare nën sundimin e republikave jugosllave)  do të kenë te drejtën të vendosin për fatin e vet  përmes të shprehjes s vullnetit të vet në referendumit për vetëvendosje, i cili nuk u mbajt kurrë!
Tradhtia e Rambujesë tani po donë të kurorëzohet me restaurimin e Jugosllavisë  serbe nën emrin e një “ballkaniade rajonale” nën  diktaturën e Beogradit dhe  Brukselit! Aq ma keqe që në Bruksel po hartohen plane që Shqipëria, përmes të Edi Ramës, të behet Republika e 7 e Jugosllavisë se re serbe! Edi Ram sikur që refuzoi helmet kimike të Sirisë, po ashtu duhet të refuzon shkuarjen  e tij në Beograd, para se Serbia te njeh pavarësinë ter Republikës e Kosovës, nëse nuk dëshiron të përsërit gabimet e Zogut dhe Esat Toptanit!
Pas Burgosjes e Oliver Ivanoviqit nuk është çudi nëse “burgoset” edhe gjysma e GNS se bashku me Hashim Thaqin dhe të dërgohen  diku jashtë Republikës se Kosovës me një identitet të ri të falsifikuar, me atë sistem se si u dërgua Millosheviqi  nga Haga në Moskë!
Takimi i Edi Rames  e Hashim Thaqit  në selinë  e Lidhjes se Prizrenit ishte një farsë,  njësoj si  u “përdor” burgosja e Ivanoviqit për të lejuar Shefin e Ushtrisë serbe me ardhur ne Kosovë dhe njësoj si po përdoren bisedimet  e Thaqit e Daqiqit  ne Bruksel me u kthye milicia serbe ne Kosove nën komandën  e vrasësve të  Enver Zymberit dhe  të Selver  Haradinaj!
Shqiptar bëjuni gati, sepse ora e luftës po troket në dyert e secilit nga ju! Ngjeshin armët mizore dhe mbani roje 24 orë në ditë nëse nuk dëshironi që sarajet e juaja te reja te pas 1999 te bëhen përsëri hareme për ushtrinë  gjakpirëse serbe!
Nga: Kushtrim Janina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu