Alarmohet Gjermania

0
771

Bild Teitung

Ambasada Gjermane i ka derguar Shkrese Qeverisë në Berlin rreth ekzodit të kosovarëve!

Gazeta Bild am Sonntag në artikullin e saj të sotëm mes tjerash sjell edhe një shkresë të datës 3 Shkurt nga Ambasada e Gjermanisë në Kosvovë, shkresë kjo e cila i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin dhe të cilën e ka parë “Bild am Sonntag”.

Sipas kësaj gazete, Ambasada gjermane paralajmëron që Kosova është para një ekzodi masiv dhe se Qeverisë gjermane i “rekomandohet” që të fillohet menjëherë me dëbimet masive me ndikim të gjerë medial- vetëm një veprim i tillë do të mund ta parandalonte ortekun e refugjatëve nga Kosova drejt vendeve të BE-së dhe më së shumti Gjermanisë, raporton Gazeta Blic.

Vetëm nga Prishtina pothuajse çdo ditë nisen nga 500 persona me autobusë drejt Beogradit. Dhe kjo sjell një mesatare prej 15.000 personash në muaj. Një punëtor i Ambasadës gjermane ka shkuar në vend të ngjarjes dhe ka parë se autobusët janë plot- ka shtyerje për vende të lira dhe se trendi është duke shënuar rritje e cila do të shkojë në 25.000 deri në 30.000 kosovarë në muaj që do ta lëshojnë vendin. Kjo sjell tek shifra që vetëm për këtë vit do të pritej që Kosovën ta lëshojnë rreth 300.000 kosovarë që shënon një të gjashtën e popullatës së Kosovës, thuhet në këtë shkresë.

Përfaqësia e shtetit më të fuqishëm të BE-së në Prishtinë pokështu sipas “BamS” ka kërkuar që të gjithë të refuzuarit për azil të kenë me vete një dëshmi të tillë dhe se ata duhet të kthehen automatikisht në Kosovë, raporton Gazeta Blic. Është i nevojshëm një aksion efektiv në nivel Federal dhe të Landeve. Sipas raportit në fjalë, diplomatët gjermanë në Prishtinë shkruajnë: “vetëm kur të fillojë kthimi masiv i kosovarëve përmes avionëve çarter dhe kjo të paraqitet në media që procedurat nuk zgjasin më shumë se disa javë, gjë kjo e cila do të përhapej mëtej edhe në opinion që emigrimi ilegal nuk është edhe aq i lehtë- atëherë kjo do kishte efekte”. Sipas diplomatëve gjermanë në Kosovë është përhapur lajmi tashmë që procedura për azil në Gjermani zgjatë aq shumë saqë çdo azilkërkues ka të drejtë të merr ndihma sociale dhe kjo u sjell përllogaritjen që ia vlen të kërkohet azil në këtë vend.

Sipas Ambasadës gjermane në Prishtinë në Gjermani duhet që procedurat për azil të shkurtohen dukshëm dhe sidomos kur azilkërkuesit nga Kosova janë në pyetje. Vitin e kaluar në Gjermani kanë kërkuar azil kryesisht pjestarë të pakicave- romë, ashkali dhe egjiptas. Mirëpo tashti situata ka ndryshuar radikalisht sepse janë pjestarët e shumicës shqiptare të të gjitha shtresave dhe sidomos shtresës së mesme (mësues, mjekë, punëtorë e të papunë me familje) që kanë mësyer drejt Gjermanisë, thuhet në shkresën e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu