Alarmuese: Pesë autobusë po nisen tani nga stacioni në Prishtinë

0
628

Autobuset nga prishtina per Hungari

Janë pesë autobusë që në këto momente po nisën nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, për në rrugët e Evropës.

Jan shpërndarë nfoto në facebook, ku në të njëjtën kohë tregohet se ikjet nga Kosova po vazhdojnë per çdo dite dhe shteti po hesht sikur spo ndodhe asgje.

“Në këto momente nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë janë nisur pesë autobusë me kosovarë, kryesisht të rinj e në mesin e tyre pati edhe fëmijë në djep”, transmeton KosovaPress.

Më tutje shkruhet edhe për arsyet e ikjes, duke thënë se: “Arsyeja që mbizotëronte ishte ajo që nuk ka punë, nuk ka kushte për të bërë jetë normale dhe se mungon perspektiva për të ardhmen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu