Albana, Shaip Mujes: A ke ndoj Veshke për ta shitur

0
782

Jo vetëm jashtë Kuvendit të Kosovës ka qenë situatë e nxehtë në kohën kur po tentohej që të miratohej ratifikimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka shkruar faqen e tij zytare në rrjetin social Facebook për një komunikim që përshkruhet të ketë ndodhur në Kuvendin e Kosovës dje, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjes.

Statusi i Ahmetit në Facebook:
Një moment tjetër nga Kuvendi dje:
Albana Gashi mban pankartën.

Shaip Muja i afrohet dhe i thot: Albanë, kanë me tu bo venat në këmbë t’u nejtë gjatë, t’bi diçka me i ly që të duhet.

Albana Gashi: Ti vetëm për veshkë mundesh me fol.

Muja: Këtë nuk do ta harroj kurrë.

Albana: Mos ta nin, se ta kujtoj prapë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu