Albert Shalen e vrane dhe e hodhen ne lum

0
963

Ne raportin e mjekesise ligjore konstatohet se 16 vjecari Albert Shala, nga Deberlluka e Vushtrise, u vra dhe me pas trupi i tij u hodh ne lum. Prokuroria Themelore ne Vushtrri ende nuk ka arritur te deshmoje se kush e kreu kete akt. Nen hetime nje person. Express sjelle raportin.

I veshur me nje bluze te bardhe, menge te pervjela dhe trenerka ngjyre blu te zhveshura deri ne gjunje.

Ky eshte pershkrimi qe i behet te ndjerit Albert Shala, 16 vjecarit nga Deberlluka e Vushtrrise.

Shala, u gjend i vdekur breg lumit Sitnice ne tetor te vitit te kaluar.

Ne raportin e mjekesise ligjore, te siguruar nga Express, konstaton vdekjen e tij te dhunshme si pasoje e ngufatjes.

Dyshimet jane se Alberti eshte mbytur ne nje vend tjeter, ndersa trupi i tij eshte hedhur ne bregun e lumit Sitnice.

“Kufoma e gjetur ne dushkaje, prane lumit, ka qene ne stadin e dyte te kalbezimit kufumor, kur temperaturat e atyre diteve nuk kane qene te larta dhe ne trupin e te ndjerit nuk jane konstatuar demtime pas vdekjes, na bejne te dyshojme se trupi i te ndjerit nuk ka qendruar gjithe kohen aty (i zhdukur prej pese ditesh)”, thuhet ne raportin e Autopsise.

Arsyetimet ne kete konstatim jane se, ne ato temperatura te ambientit veshtire se trupi do te arrinte ne stadin e dyte te kalbezimit kufumor.

“Por edhe sikur kjo te kishte ndodhur eshte gati e pabesueshme pse nuk kemi demtime pas vdekjes nga veprimi i brejtesve, shpendet e ndryshem apo kafshet”, vazhdon argumentimi i mjekeve ligjor te cilet perplot dy ore e 15 minuta kane kryer ekzaminimin e trupit te pajete te te riut- Albert Shala.

Si gjetje kryesore, me 12 nentor te 2012’es, kur eshte kryer ekzaminimi i trupit te pajete te te ndjerit, jane konstatuar njollat e gjetura ne zemer dhe mushkeri si pasoje e mungeses se oksigjenit.

Kjo ka shtyre mjeket ligjor qe ta konstatojne vdekjen e te riut si te dhunshme dhe pasoje e ngulfatjes, duke hedhur poshte edhe dyshimet qe ishin perhapur ne qytetin e Vushtrrise se viktimes i jane hequr organet e brendshme.

Zyrtarisht, ende nuk eshte konstatuar se me cfare forme eshte kryer ngulfatja.

“Menyra e vdekjes, pra si ka ardh deri te asfiksia (mungesa e oksigjenit) nuk mund te percaktohet”, thuhet ne raport.

“Me besueshmeri shkencore mund te thuhet se vdekja eshte e dhunshme, e cila ka ardh si pasoje e mungeses se oksigjenit”, perfundon raporti mjekesor.

Jo zyrtarisht, Express ka mesuar se Alberti dyshohet te jete ngulfatur me dore ose jastek, duke perjashtuar mundesine e litarit.

Gazeta po ashtu ka mesuar nga burime anonime brenda Prokurorise Themelore me seli ne Vushtrri, se per vdekjen e Albertit ka dyshime vetem mbi nje person te gjinise mashkullore – kombesise shqiptare.

“Po, ka dyshime mbi nje mashkull por nuk mund ta beje tani publik emrin (i cili eshte i njohur per redaksine) sepse nuk ka ende konstatime e as aktakuze kunder tij, Prokurori eshte duke pritur perfundimin e hetimeve per te gjetur fakte kunder tij”, ka thene nje hetues i afert me rastin per Express.

Gazeta ka kontaktuar edhe Prokurorin e rastit, Shyqyri Sylen, mirepo ky nuk ka pranuar te flas me teper rreth rastit.

Ai vetem ka pohuar per Express, se behet fjale per vdekje te dhunshme.

“Ne baze te raportit te Autopsise eshte vdekje e dhunshme por ne jemi duke i vazhduar ende hetimet”, ka thene shkurt Syla.

Pak fjale rreth rastit kane dhene edhe ne Policine rajonale te Mitrovices.

Zedhenesi, Avni Zahiti tha per Express se nuk e komentojne raportin e autopsise, por edhe se nuk ka zhvillime pozitive per kete rast.

“Zhvillime pozitive per kete rast nuk ka ende, nuk kemi tjera detaje nga hetuesia vetem se hetimet per kete rast po vazhdojne”, ishte pergjigja e vetme e Zahitit.

Policia e Vushtrrise me 6 tetor te vitit te kaluar kishte pranuar per here te pare informaten se i riu Albert Shala ishte zhdukur.

Ate kohe, i ati i tij Ferki Shala, e kishte raportuar rastin, ndersa pas pese dite kishte marre lajmin se djali i tij ishte gjetur i vdekur.

Express ka vizituar familjen e Albert Shales, derisa ne nje bisede me axhen e tij, qe jeton ne Deberlluk, Rexhep Shalen ka kuptuar qe ata nuk jane njoftuar per asgje te re rreth ketij rasti.

“Heren e fundit kur kemi kontaktuar me Policine dhe Prokurorine ka qene ajo hera kur na kane marre ne pyetje afer 7 anetare te familjes. Kemi dhene deklarata te gjithe. Ne nuk po dime asgje me teper dhe po habitem pse nuk ka asgje te re as gati pas nje viti”, rrefeu Rexhep Shala per Express.

Cuditerisht, familja Shala e cila ka edhe nje djale te punesuar ne Policine e Kosoves, Baki Shalen, thote se nuk di asgje per vdekjen e djalit te tyre.

Ndryshe, Albert Shala kishte vetem nje muaj qe kur kishte filluar mesimet e klases se dhjete ne shkollen e mesme “Bahri Haxha” ne Vushtrri, kur ishte gjetur i vdekur prane lumit Sitnice.

Per 16 vjecarin thuhet se nuk ka pasur konflikte me askend, ndersa familja e tij mohon te kete pasur ndonje hak me dike. Ata madje thone se nuk kane as dyshime ne ndokend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu