Albin Kurti: Besoj në luftën e pastër të UÇK-së

0
194
Albin Kurti: Besoj në luftën e pastër të UÇK-së

Albin Kurti ka thënë se “ajo që po shohim sot është pasojë e re e gabimeve te moçme – besoj në luftën e pastër të UÇK-së”, në deklarimin e tij pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, njofton Insajderi.

Kurti ka thënë kështu duke aluduar në atë se Gjykata Speciale ishte një gabim që u themelua atëherë kur u themelua.

Ai ka komentuar edhe ardhjen e aktakuzës pikërisht në këtë moment.

“Nuk e di a është e qëllimshme, por e di që UÇK ka bërë luftë të drejtë kundër agresorit që ka kryer gjenocid në vendin tonë dhe luftëtarët e lirisë edhe politikisht edhe historikisht janë në të drejtën e tyre e tonë”, ka deklaruar Kurti.

“S’do mend që kjo ngritje e aktakuzës dëmton reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe një takim i tillë nuk do të mund të ishte i dobishëm”.

“Unë besoj në pafajësinë e UÇK-së dhe mendoj se Kosova është dashur qysh moti ta ketë gjyqësinë e vetë të pavarur e të paanshme që të hetojë, gjykojë e dënojë krimet e luftë dhe të paqes dhe mbi të gjitha ato që janë shkaktuar nga Serbia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu