Albin Kurti i jep 48 orë Isa Mustafës për Jabllanoviqin

0
923

Protestat 3

(E plotësuar)
Albin Kurti, ka thënë se edhe dy ditë për shkarkimin e Jabllanovit.
“Deri të hënën në ora 16 Qeveria e Isa Mustafës ka afat që ta shkarkojë Aleksadër Jabllanovcin”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë thirrje për protestën e radhës për të martën në ora 12.
Lideri i vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se ajo qeveri e cila nuk e ka mirë me minatorët dhe me studentët, nuk e ka gjatë. Kurti ka thënë se Qeveria Mustafa shumë shpejt do të rrëzohet.
Kurti ka thënë se Trepça është e Kosovës.
Nusrete Kumnova: Jabllanoviq jashtë!

Nusrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” kërkoi që ministri Aleksander Jabllanoviq të shkoj nga Qeveria e Kosovës. “Jabllanoviq jashtë”, ishte thirrja e saj.

Ajo tha se 16 vjet pas luftës 12 mijë qytetarë të Kosovës vazhdojnë të jenë të zhdukur. “A është e turpshme kjo,  a është e dhimbshme kjo”, ka thënë ajo.


Me një gjysmë ore vonesë, nga Biblioteka Kombëtare, ka filluar marshi i protestës kundër deklaratës se ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojtje të minierës së Trepçës. Marshit të protestuesve u prijnë Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Protestuesit do të marshojnë deri në sheshin “Nëna Terezë”dhe do të ndalen tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ku është vendosur një binë prej ku protestuesve do tu drejtohen me fjalimet e tyre dikush nga “Thirrjet e nënave” , mbase edhe nga liderët e subjekteve politike opozitare.

Mijëra qytetarë janë grumbulluar para Bibliotekës Kombëtare në pritje të nisjes së marshit kundër deklaratës se ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojtje të minierës së Trepçës.
Protesta është dashur të fillojë në orën 14:00, por është shtyrë. Deputeti i VV-së, Ilir Deda, tha se janë disa mijëra protestues që po pritet të hyjnë në Prishtinë. Ai tha se kjo është një nga protestat më masive që ka pasur në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

“Jabllanoviqi duhet të shkarkohet, Trepça duhet t’i kthehet Kosovës”, tha ai.
Aktualisht masës së protestuesve i janë bashkangjitur edhe liderë të partive politike opozitare.

Protestat 4

Shpendi ne Protesta

Protestues 2

Protestues 1

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu