Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me pjesëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës është duke i prinë marshit protestues i cili është nisur nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Sheshit “Skënderbe”, aty edhe ku do të jetë tubimi kryesor.
Në këtë marsh në krah të Kurtit janë edhe kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputeti Faton Topalli, Rexhep Selimi, Shqipe Pantina, nënkryetari Driton Çaushi e shumë përfaqësues të tjerë të këtij subjekti politik.
“Për shtet me sovranitet”, është pankarta të cilën po e mbajnë në duar opozitarët.