Albin Kurti: Kosova sduhet të jetë shtet multietnik

0
794

kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në emisionin Opinion,në TV Klan, ka shprehur pikëpamjet e tij në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Kosova nuk duhet të jetë shtet multietnik sepse serbët përbëjnë vetëm 6 % të popullsisë jo 40 %, sepse Kosova duhet të jetë shtet i shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera”, tha Kurti

“Unë nuk jam kundër të drejtave të serbëve ata duhet të kenë të drejtat e veta, por unë jam kundër të drejtave të Serbisë që i kërkon brenda Kosovës”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.

Duke komentuar veprimet e fundit të opozitës dhe mundësinë që nëse nuk arrihet një marrëveshje me pozitën Kosovës t’i kthehet një lloj protektorati ndërkombëtar Kurti ka thënë se kjo nuk do të ndryshonte nga gjendja e tanishme, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi protektorat. Zyrtarisht, me zyra, pa zyra. Kosova nuk ka integritet, nuk ka ushtri, nuk ka pothuaj asnjë element të një shteti normal”.

“Qytetarët e Kosovës duhet të mobilizohen”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu