Albin Kurti krahason Deputetët e PDK-së me Esad Pashën

0
736

Në mesin e shkëmbimit të akuzave ndërmjet deputetëve të dy partive parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është futur edhe veprimtaria e ish-kryeministrit shqiptar i akuzuar për tradhti ndaj kombit, Esad Pashë Toptani.

Deputetët e të dyja këtyre partive duke diskutuar për murin e ndërtuar javë më parë në Mitrovicë, devijuan në akuza ndaj njëra-tjetrës që kishin të bënin me patriotizmin e luftën.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kundërpërgjigje të akuzave të deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, i cili tha se “deputetët e VV-së nuk kishin luftuar më 1999”, Kurti e krahasoi atë dhe bashkëpartiakët e tij me politikanin shqiptar që konsiderohet tradhtar kombi Esad Pashë Toptanin.

“Deputetët tanë nuk kanë luftuar sepse kanë partia jonë, siç e dini, ka një moshë mesatare të re”, tha Kurti. “Edhe Esad Pashë Toptani kishte luftuar për disa vjet, por më pas e kishte tradhëtuar vendin. Patriotizmi nuk është si fakulteti apo fruthi që kryhet një herë, por patriot duhet të jesh çdo ditë, derisa të vdesësh”.

Në diskutimin e sotëm në kuvend rreth murit të ndërtuar në veri të Mitrovicës, pati të tjera akuza rreth anëtarëve të dy subjekteve, PDK dhe VV.

Deputetja e Vetëvendosjes, Besa Baftiu ka folur për ndarjen e Mitrovicës në vitin 1999, duke përmendur një video që qarkullon në rrjete sociale.

Ajo akuzoi kryeparlamentarin, njëkohësisht kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për ndarjen e Mitrovicës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu