Albin Kurti: Me Grenellin kemi pasur dallime sa i përmbajtjes së marrëveshjes me Serbinë

0
145
Albin Kurti: Me Grenellin kemi pasur dallime sa i përmbajtjes së marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë për “The Economist”, ka folur rreth mospajtimeve që ka pasur me emisarin e Donald Trump, Richard Grenell, për modalitetet e heqjes së taksës dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti ka thënë se me Grenell janë pajtuar për atë se duhet pasur një marrëveshje me Serbinë dhe se duhet një energji e re, por ka shtuar se kanë pasur dallime sa i përket përmbajtjes rreth marrëveshjes.

Kreu i VV’së thotë nuk e ka menduar që dallimet që ka me Grenellin ishin shumë të rëndësishme, por thotë se më pas i ka rezultuar se të tilla kanë qenë.

“Më akuzojnë se jam anti-amerikan, sepse në këtë pikë nuk u pajtova me Grenellin. U pajtova me Grenellin se marrëveshja me Serbinë është e domosdoshme dhe që energjia e re është e nevojshme, por më pas kur erdhi puna tek përmbajtja e marrëveshjes ne i patëm këto dallimet. Nuk e kam konsideruar që ky dallim do të jetë i rëndësisë së madhe, por ashtu doli”, ka thënë Kurti për “The Economist”.

Në këtë intervistë kreu i VV’së ka folur edhe për presidentin Hashim Thaçi, për të cilin thotë se çdo ditë e më shumë është një politikan në vend të një figure ceremonial siç duhet të jetë një president në një republikë parlamentare.

Tutje Kurti ka thënë se Thaçi po sillet si një prej liderëve kryesor të opozitës.

“Po sillet për çdo ditë si njëri prej liderëve të opozitarëve. Pra çdo ditë gjen arsye për të më sulmuar mua”, ka shtuar tutje Kurti.

Albin Kurti si kryeministër ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme thirrjen e Washingtonit për heqje të taksës pa vendosur kushte të tjera shtesë. Një çasje e tillë ka rezultuar më një mocion mos-besimi të organizuar nga partneri i koalicionit që çoi Kurtin në rrëzim. Lidhja Demokratike e Kosovës deklaronte se nuk dëshirojnë të qëndrojnë në një qeveri anti-amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu