Albin Kurti me video-mesazh: Ka politikanë në Kosovë që duan konflikt në veri për të kthyer idenë e shkëmbimit territorial

0
159
Albin Kurti me video-mesazh: Ka politikanë në Kosovë që duan konflikt në veri për të kthyer idenë e shkëmbimit territorial

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas kritikave se Serbia ka shpallur karantinën në veri të vendit.

Ai përmes një video thotë se Ministria e Shëndetësisë, ka shpallur karantinën në komunën veriore të Mitrovicës dhe të Zveçanit, por thotë se nuk kanë dashur ta shpallin këtë siç thotë me ‘tupan’, që të mos e thellojnë krizën shëndetësore me një krizë tjetër.

“Ne e dijmë që Serbia ka pretendime ndaj shtetit tonë, të cilin ajo nuk e njeh. Ne e dijmë që ajo ndërmerr edhe veprime kundër institucioneve tona, posaçërisht në veri. Të gjitha këto po i raportojmë tek KFOR-i e tek faktori ndërkombëtar”, thotë ai.

Kurti ka thënë se ka politikanë në Kosovë që duan konflikt për të çuar përpara idenë e shkëmbimit territorial me Serbinë.

Kurti ka porositur që deklarimet e presidentit për veriun të merren me rezervë nga populli i Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu