Albin Kurti në Londër, pritet nga zyrtarë të Parlamentit të Britanisë

0
271
Albin Kurti në Londër, pritet nga zyrtarë të Parlamentit të Britanisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po qëndron në vizitë dyditore në Londër.

VV njofton se dje në Parlamentin e Britanisë është shtruar darkë për Kurti nga ane e Grupit të Miqësisë me Kosovën.

Ky grup ka qenë në përbërje të, John Grogan, deputet i Partisë Laburiste dhe Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore, për nder të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të deputeteve Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci.

“Në darkë morën pjesë edhe Alex Sobel, deputet i Partisë Laburiste, Nick Dakin, deputet i Partisë Laburiste, Earl of Sandëich John Montag dhe Lordi Dykes. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u shkëmbyen mendime e ide rreth situatës socio-ekonomike, politike e rajonale, si dhe për prioritetet e qeverisë Kurti”, thuhet në njoftim.

“Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE!vazhdon me vizitën dyditore në Britani të Madhe”.

Albin Kurti në Londër, pritet nga zyrtarë të Parlamentit të Britanisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu