
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se edhe kjo seancë që po mbahet sonte, ka të bëjë me marrëveshjen me Serbinë.
Madje, Kurti ka theksuar se kjo marrëveshje është e gatshme.
“Ka marrëveshje Thaçi- Vuçiq”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, heqjen e taksës e ka kusht vetëm ambasadori Grenell.
“Ai thotë hiqe taksën. Pikë. S’ka reciprocitet. Kam me dhjetëra mesazhe komunikimi me të”, ka theksuar Kurti.
Kurti ka theksuar se nuk heq dorë nga reciprociteti pa referendum dhe pa zgjedhje të reja.
“Ndryshe e la edhe politikën e lëre më postin e kryeministrit”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.