Albin Kurti premton nga 10 Euro për fëmijët në moshën 15 vjeçare

0
725

Lëvizja Vetëvendosje ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit ka filluar me prezantimin e planit nëse kjo parti vjen në pushtet, siç është thënë nga ky subjekt politik 40 pikat e ndryshimit.

Kandidati për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka prezantuar disa nga pikat e programit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mes të tjerash Kurti se nëse do të udhëheqë qeverinë e ardhshme, do të ndanë shumën nga 10 euro për të gjithë fëmijët e policëve, mjekëve, mësimdhënësve dhe të papunëve.

“Pika tjetër e Lëvizjes Vetëvendosjes do të jetë pagesa për 10 euro për të gjithë fëmijët e familjeve nën moshën 15 vjeçar të punëtorëve shëndetësor, arsimit, policisë dhe të atyre të papunë. Këto shtesa do të paugen në emër të nënës”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka përmendur edhe fillimin e ndërtimit të banesave sociale në nivel komunash për të gjithë të papunëve që sipas tij do jenë deri në 4 mijë banesa në tërë vendin.

Kurtit ka treguar se për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje do të fillojnë bisedimet për përcaktimin e kufijve pa u ndryshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu