
Pas qëndrimit zyrtar të LDK -së se nuk do të ketë takim ndërmjet krerëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së, pa certifikim të rezultatit të zgjedhjeve, një takim me Isa Mustafën për të premten e ka paralajmëruar Albin Kurti.
Kryetari i Vetëvendosjes, ka njoftuar se të premten do të takohet me kreun e LDK-së, për të diskutuar për finalizimin e marrëveshjes për koalicionin e ardhshëm.
Kurti ka thënë se me Mustafën do të diskutohen për të gjitha çështjet e hapura, përfshirë postet ministrore dhe çështjen e presidentit.
Sipas tij, nuk ka kohë të humbet, sepse certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet javën që vjen.