Albin Kurti: Vetëvendosje nuk lejoi ndryshimin e kufirit të Kosovës

0
533

Albin Kurti: Vetëvendosje nuk lejoi ndryshimin e kufirit të Kosovës

Kandidati për kryeministër vendi, nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, mosmiratimin Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi e ka quajtur fitore të këtij subjekti partiak.

Sipas tij mosmiratimi i marrëveshjes, ka zbrapsur bosnjëzimin e Kosovës, derisa shtoi se me qeverisjen e tij në mandatin e ardhshëm qeverisës, do t’i shërojnë plagët e Kosovës, shkaktuar nga qeveritë e kaluara, njofton Klan Kosova.

”Në legjilaturën e pestë kemi parandaluar Zajednicën e Serbisë, ndaluam faljen e tokës së Kosovës. E kemi zbrapsur bosnjëzimin e Kosovës dhe nuk e kemi lejuar ndryshimin e kufirit të Kosovës. Ne nuk bashkëpunojmë me të tjerët për të keqën e popullit”.

”Pushteti në Kosovë i ka ndarë e përqarë njerëzit, e i ka bashkuar të korruptuarit. Do t’i shërojmë plagët e Kosovës që i kanë shkaktuar qeveritë e kaluara”.

”Në Kosovën e pasluftës populli ynë kurrë se ka pasur më të vështirë gjendjen ekonomike por kurrë nuk e ka pas më të lehtë mundësinë e ndryshimit”.

”Populli nuk të don nëse ti nuk e don, populli nuk të braktis nëse ti nuk e braktis atë. 11 qershori ditë me zemër, ditë e dashurisë, ditë e fitores së popullit tonë të dashur. 18 muaj nuk janë pak, e 18 vjet janë shumë. Asnjë qytetar nuk e ka merituar këtë gjendje. Në qeverisjen tonë me tre reforma do të arrijmë synimet tona”.

Veç tjerash Kurti i cili është nominuar për Kryeministër për mandatin e ardhshëm qeverisës, ka thënë se pas zgjedhjeve të 11 qershorit, me fitoren e Vetëvendosjes, mërgata do të cilësohet si potencial për mundësi e zhvillim, njofton Klan Kosova.

”Bashkatdhetarët nuk do të zhvaten në kufij, sa herë që marrin rrugën në Kosovë. Mërgata do të shihet si potencial për mundësi dhe zhvillim. Mërgata nuk do të bllokohet nga e drejta e votës. Kosova ka shumë varfëri të heshtur. Klasa e mesme ka gjasa më shumë të varfërohet se sa të pasurohet. Lëvizja Vetëvendosje, është lëvizje kunder korrupsionit, kundër migrimit”, ka përfunduar Kurti, fjalimin e tij, njofton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu