Albulena Haxhiu flet për përplasjen me ambasadorin holandez: Ja çka më tha e çka i thash! (Video)

0
780

Bosch

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, rrëfen se cila ka qenë përplasja e saj me ambasadorin holandez Robert Bosch, në hollin e Kuvendit të Kosovës, ditën kur u mbajt votimi për Gjykatën Speciale.

Në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum, Haxhiu ka thënë se Bosch i ka kërkuar asaj dorëheqjen për refuzimin që ajo e bëri në Kuvendin e Kosovës, ndërsa kjo ia kthye se ai nuk ka mandat prej ambasadori me ia kërkua një gjë të tillë.

“Kërkesa e tij është jashtë mandatit të tij e edhe kundër pozitës së tij si ambasador”, ka thënë ajo.

Bosch po ashtu ka thënë po largohet prej Kuvendit ngase nuk po mundet me i dëgjua fjalimet monotone të deputetëve të Kosovës, deklaratë kjo që Haxhiu e konsideron si shembull tipik të ndërkombëtarëve për votimin e Gjykatës Speciale ne Kosove.

Deputetja e VV-së shprehet se në takimin me kryeparlamentarin Kadri Veseli kanë kërkuar kompromis për Specialen që t’i hetojë pa përjashtim të gjitha krimet e luftës.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=pg75jkx3azY” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu