Aleanca Kuq e Zi: Jo lëvizjes së lirë me Serbinë, bllokon Kosovën

0
738

TIRANË- Lëvizja Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar sot një tjetër skandal të politikës shqiptare sic e quajnë ata marrëveshjen për heqjen e vizave me Serbinë.

Aktivistë të AK të ndodhur para dyerve të selisë së Kuvendit të Shqipërisë, janë shprehur kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tyre nuk mund t’i hapësh kufijtë Serbisë që bllokon Kosovën.

 

“Jemi kundër marrëveshjes së vizave me Serbinë, jemi për lëvizje të lirë, por jo me vende që bllokojnë Kosovën. Në një kohë që shqiptarët e veriut të Kosovës janë të izoluar nga Serbia, Shqipëria i hap kufijtë Serbisë”, u shprehën aktivistët e AK.

 

Duke deklaruar se diplomacia shqiptare ka dështuar, AK akuzoi Berishën e Ramën se i janë nënshtruar Serbisë e Greqisë.

“E majta dhe e djathta po shpërfillin Kosovën me këtë marrëveshje. Marrëveshjet e Serbisë të kushtëzohen me Kosovën, pasi ajo është betuar që nuk do ta njohë atë kurrë. Berisha e Rama i janë nënshtruar Serbisë dhe Greqisë”, thuhet në deklaratën e AK.

(m.a/BalkanWeb)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu