Aleanca Kuq e Zi mbledh Asamblenë Kombëtare

0
790

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme. Në një mbledhje të posaçme AK ka njoftuar se në maj të vitit 2012 do të mbahet Kuvendi mbarëkombëtar, ndërkohë që deri në 28 nëntor 2012, kjo aleancë do të numërojë mbi 1 milionë anëtarë.

Në fjalën e tij para gjithë anëtarëve kolonel Myslim Pashës ka deklaruar se në vëmendjen programore do të jetë limitimi i mandateve të drejtuesve, realizimi i votimit të identifikuar dhe elektronik të votave si garanci e lartë, numërimi i popullsisë në trevat entike dhe emigracion, votimi i mërgatës që kërkon nismë ligjore, rikthimin e vëmendjes në mbrojtjen e interesave shqiptare, ndryshimin e modelit të sistemit të drejtësisë duke i njohur të drejtën publikut në zgjedhjen e gjyqtarëve, unifikimin e abetareve dhe financimin e tyre kudo që rrezikohet asimilimi i shqiptarëve.

“Mjetet me të cilat ne luftojmë janë të kufizuara, por do të rriten se do të keni nisma ligjore”- tha ai.

Ai kujtoi gjithë punën e bërë nga AK dhe që do të vijojë të bëhet në interes të shqiptarëve.

“Shpirti i kësaj doktrine nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilëve e sulmuan dhe e përbuzën, por ajo përcolli mesazhe dashurie, kundër dasive. AK nuk përdori të njëjtat fjalë e mesazhe urrejtje, por ndoqi urtësinë e tolerancën”- tha ai.

Sipas tij, është nevoja për një kompromis historik mes partive politike dhe lëvizjeve për të shëruar vendin në rrugën drejt BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu