Aleanca Kuq e Zi vazhdon “Pasaportë për çdo shqiptarë”

0
798

Pasaporta Shqiptare

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është pritur në mënyrë madhështore nga mijëra emigrantë dhe aktivistë të AK-së.

Ai para mijëra shqiptarëve të diasporës ka apeluar tek të gjithë shqiptarët që të nënshkruajnë Projektligjin “Pasaportë për çdo shqiptarë” dhe “Vota e Shqiptarit Online”, duke thënë se miliona shqiptarë si Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, Bekim Fehmiu që lindën, jetuan, punuan dhe ndruan jetë si shqiptarë, por Shqipëria kurrë nuk u dha pasaporta shqiptare

Pas tubimeve në Vienë, Baden, Bruksel e Berlin, Aleanca Kuq e Zi ka arritur edhe në Hamburg në fushatën e saj “Autokton, mbi 10 milion”.

Mes thirrjeve “Shqipëri Etnike” dhe flamujve kombëtar është pritur lideri i Aleancës Kuq e Zi në manifestimin e quajtur “Ejona Albania Event”.

“Shqipëria sot ka një parlament të gjymtuar, ndërsa Kosova ende një shtet pa qeveri, sot më shumë se kurrë kanë nevojë për elitat e reja te shkolluara në perëndim. Jemi i vetmi komb në botë që valvisim disa flamurë dhe kemi disa himne. Ne qëndrojmë të bashkuar në sport, art, kulturë por qëndrojmë të ndarë aty ku fut hundët politika. Miliona shqiptarë si nënë Tereza, Rugova, Bekim Fehmiu lindën, jetuan, punuan dhe ndruan jetë si shqiptarë por Shqipëria kurrë nuk u dha pasaporta shqiptare. Miliona shqiptarë sot nuk votojnë dot se ne jemi i vetmi shet në BE që ua mohojmë të drejtën e votës gjysmës së popullit që jeton jashtë kufijve”, tha Spahiu.

Mbi 3.000 mbështetës të Aleancës Kuq e Zi, kanë nënshkruar peticionin që do t’i prezantohet Kuvendit të Shqipërisë, “Pasaporta për çdo shqiptar në origjinë” dhe “Vota Emigrantëve online”.

Në këtë mënyrë Aleanca Kuq e Zi është rikthyer tek tubimet masive të nisura si tre vjet më parë. Drejtues të Aleancës Kuq e Zi, theksoi se “Ejona është Prishtina, Ejona është Tetova, Ejona është Presheva, Ejona është ky bashkim i mrekullueshëm i shqiptarëve nga të gjitha trevat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu