Aleanca KuqeZi, fushatë kundër asimilimit të gjuhës shqipe

0
665

Aleanca KuqeZi ka mbajtur një tubim me daten 09 Shtator në Zvicër, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2012-2013. Aktivistët e Aleancës KuqeZi kanë uruar nxënësit shqiptarë, ndërsa kanë ndërmarrë një fushatë kundër asimilimit të gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë në këtë shtet. Aktivistë të AK-së kanë shpërndarë edhe abetare për fëmijët e emigrantëve shqiptarë të cilët kanë lindur në Zvicër me qëllim ruajtjen e gjuhës amë, gjuhës shqipe.

Aleanca KuqeZi sakaq e ka cilësuar si të patolerueshëm faktin që mijëra shqiptarë që janë në emigracion po humbasin gjuhën shqipe për shkak të mungesës së strategjive të qeverisë shqiptare për të ruajtur themelet e traditës dhe të historisë së kombit tonë.

Aleanca KuqeZi po zhvillon fushatën me moton “Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion”, fushatë kjo kundër asimilimit të shqiptarëve e cila pas Zvicrës do të shtrihet në të gjithë shtetet e huaja ku shqiptarët e emigruar për shkak të gjëndjes së mjerueshme të vendit të tyre janë larguar për një të ardhme më të mirë. Si pjesë e kësaj fushate ka qenë edhe tubimi i mbajtur ditën e Diele në Zvicër, një vend ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh.

Gjatë fjalës së tij përpara fëmijëve shqiptarë dhe prindërve të tyre kryetari I Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu premtoi se shumë shpejt pjesa më e madhe e shqiptarëve të emigruar do të rikthehen në atdheun e tyre për të kountribuar në ndryshimin e regjimit actual politik dhe vendosjen e themeleve për prosperitetin dhe të ardhmen e denjë të shtetit dhe popullit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu