Ali Ahmeti: Deklarata e Thaçit është nxjerrë nga konteksti

0
859

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto tha se ka kërkuar ndihmë nga Shqipëria, të lobojë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, pasi sipas tij ky anëtarësim paraqet interes strategjik dhe kontribuon për paqen në rajon.

Ahmeti foli edhe për qëndrimet e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi i cili dje tha se nëse ndryshojnë kufijtë, shqiptarët do të jetojnë në një shtet. Ahmeti tha se deklarata e Thaçit është nxjerrë nga konteksti.

“Unë nuk e di ndoshta edhe nga kontesti mund të shkëputen gjëra. Unë jam takuar hiç më shumë se para dy-tre ditësh me z.Thaçi, as Kosova as shqiptarët në Maqedoni dhe në rajon nuk mendojnë për ndryshim të kufijve sepse Kosova ka një agjendë tani pranimin si shtet nga shtetet tjera që të bëhet anëtare e plotfuqishme në OKB dhe ka agjendën e Ahtisaarit për të ushtruar integritet dhe sovranitet të plotë si shtet dhe si mekanizma shtetërore. Në Maqedoni është MO-ja, shqiptarët njihen në agjendën ndërkombëtare për dy çështje, Kosova për rrumbullakimin e plotë të dokumentit të Ahtisarit dhe shqiptarët e Maqedonisë të rrumbullakimit, jetësimit dhe frymës së MO-së, dalja nga kjo agjendë unë mendoj se është me kosto të lartë për shqiptarët brenda rajonit” , tha Ahmeti , kryetar i BDI-së.

Në takimin me Haxhinaston PDSH-ja nuk u përfaqësua nga Menduh Thaçi por nga nënkryetar i i partisë, Imer Aliu. Ai tha se shefit të diplomacisë shqiptare i ka përcjellë shqetësimet e PDSH-së për incidentet e fundit në vend.

“Dhamë qëndrimin se kjo situatë e krijuar, këto incidente, kanë një fajtor, kanë një aktor, ajo është Qeveria dhe institucionet. Krejt këto vijnë si pasojë e përuljes totale të BDI-së në këtë Qeveri, ku ata kanë vërtetuar se nuk kanë dije, nuk munden që ti mbrojnë shqiptarët në dhjetëra raste deri tani, si pasojë është krijuar një situatë ku çdo kush mund të rreh dhe vret shqiptar dhe të jetë i sigurt se alibinë do tja krijojë ministri apo kryeministri”, tha Aliu, nënkryetar i PDSH-së.

Ministri i jashtëm shqiptar, Haxhinasto nuk takoi kryetarin e RDK-së Rufi Osmanin Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni ai është pritur edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski, kryeparlamentari Trajko Veljanovski dhe presidenti Gjorge Ivanov. /alsat-m/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu