Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë shtuar sigurimin personal nga frika e kërcënimeve?!

0
1439

ali_aheti

Ali Ahmeti e Menduh Thaçi kërkojnë mbrojtje nga policia ?

Ish-Komandantët e famshëm të UÇK-së, komuniktatat e “UÇK-së”, disa politikan aktual, si pëgjegjës për përplasjen e armatosur në Lagjen e Trimaven në Kumanovë i kanë etiketuar direkt Ali Ahmetin e Menduh Thaçin. Komandant Hoxha – Xhezair Shaqiri shkoi aq larg në një intervistë duke thënë se Ali Ahmeti më shumë se një herë e ka merituar plumbin për tradhëtitë që i ka bërë.

Se a ndjehen të kërcënuar dhe jo të sigurtë liderët partiak të BDI-së e PDSH-së, nuk kanë dashur të komentojnë nga këto dy parti. Nga BDI-ja thonë se bëhet fjalë për tema të ndjeshme, prandaj edhe nuk duan ti komentojnë. Ata nuk konfirmojnë, e as nuk demantojnë se është shtuar sigurimi personal i Ali Ahmetit, por as informacionin se nga kjo parti është kërkuar mbrojtje nga policia e shtetit për sigurim personal të liderit të tyre nuk e kanë komentuar, transmeton Almakos.

Jozyrtarisht sigurimi i Ali Ahmetit, si dhe i selive partiake të BDI-së në Tetovë e Çair është shtuar menjëherë pas ekskplozionit që ndodhi në shtabin e kësaj partie në Reçicë të Vogël. Atëherë u fol se është kërkuar që edhe badigardëd e mëparshëm të Ahmetit të jenë pranë tij për të rritur sigurimin persnonal të tij dhe selive.

Nga PDSH nuk kanë arritur të marin ndonjë informacion lidhur me këtë çështje, edhe pse prej kohësh flitet se Menduh Thaçi nëpër takime publike mban pancir me vete

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu