Ali Ahmeti falënderon Sulejman efendi Rexhepin për pjesëmarrjen e tij në përurimin e shtatores të Isa Boletinit

0
921

Ali Ahmeti

Shkup, 24 janar-Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i është drejtuar me porosi falënderuese Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni,  Sulejman Rexhepi, për përkrahjen dhe pjesëmarrjen e tij dhe të Muftive të tjerë në përurimin e shtatores së heroit Kombëtar Isa Boletini në Saraj të Shkupit.

Ahmeti ka telefonuar sot Reisin Rexhepi duke shprehur kështu mirënjohjen e vet për rolin e pamohueshëm të Bashkësisë Fetare Islame dhe krerëve të saj në të gjitha proceset kombëtare ndër dekada, përfshirë edhe kontributin në rikthimin triumfal të Isa Boletinit në Shkup, në krah të Hasan Prishtinës, bashkë me të cilin dhe me mijëra luftëtar të tjerë në vitin 1912 e çliruan Shkupin.
Prijësit fetar kanë qenë në ballë të rezistencës dhe sot janë në krah të çdo projekti që nxjerr në pah vlerat kombëtare.
Dje me rastin e 100 vjetorit të rënies së Isa Boletinit u përurua shtatorja e tij në Sheshin e Flamurit në komunën Saraj të qytetit të Shkupit në praninë e mijëra qytetarëve nga të gjitha anët e Maqedonisë, por edhe mysafirëve nga Kosova dhe Shqipëria.
sylejman rexhepi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu