Ali Ahmeti ftohet për vizitë në Kinë

0
689

Tetovë, 27 tetor- Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës Cui Zhiwei.

Zhiwei ka shprehur falënderime për pritjen e Ahmetit dhe ka sjell porosinë për interesin dhe gatishmërinë e ambasadës së Republikës Popullore të Kinës për bashkëpunim me BDI-në si dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Madje, ambasadori kinez ka ftuar kryetarin e BDI-së Ahmeti që të vizitojë Republikën Popullore të Kinës.

“Ambasadori Zhiwei çmoi lartë rolin e BDI-së në proceset politike dhe zhvillimore në Maqedoni dhe shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar në projektet infrastrukturore, përfshirë modernizimin dhe kompletimin e rrjetit hekurudhor, hidrocentralet si dhe infrastrukturën rrugore.

Zhiwei gjithashtu theksoi që donacionet kineze në Maqedoni gjatë këtij viti kanë qenë rreth 3 milionë euro dhe ky trend pritet që të vazhdojë edhe vitin tjetër. Zhiwei gjithashtu përmendi bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e arsimit dhe mbrojtjes”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Ahmetit.

Madje, Ahmeti ka falënderuar ambasadorin kinez për vizitën dhe interesin e shprehur për bashkëpunim dhe ka treguar gatishmëri për bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës.

“Ahmeti theksoi interesin e madh të BDI-së për përfundimin e korridorit 8, rrjetit hekurudhor deri në kufirin e Maqedonisë me Shqipërinë si dhe investime në zonën e lire ekonomike në Kosovë dhe ftoi investitorët kinez që të shprehin interes në këto fusha.

Zhiwei informoi kryetarin Ahmeti që ndërmarrës kinez do ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe theksoi gatishmërinë për t’i shqyrtuar këto mundësi për investime”, thuhet në komunikatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu