Ali Ahmeti kishte kërkuar nga institucionet kosovare ta ndalnin grupin e Kumanovës

0
510

Aliu

Ende nuk janë sqaruar një pjesë e madhe e rrethanave të incidentit të fundit në Kumanovë, ku mbetën të vrarë një numër i kosovarëve që ishin pjesë e luftimeve atje .

Sipas GazetesExpress  kryetari i BDI -së, Ali Ahmeti kishte kuptuar paraprakisht për planin e grupit kosovar për sulme në ;aqedoni dhe i kishte paralajmëruar edhe institucionet e Kosovës.

Sipas informacioneve që posedon Gazeta Express, Ahmeti kishte kërkuar nga institucionet kosovare të mos e lejonin këtë grup të dalë në Maqedoni, pra ta ndalonin atë.

Duket që kërkesa dhe paralajmërimi i tij nuk është marrë parasysh nga institucionet kosovare, gjë që çoi deri në realizimin e incidentit ku pësuan shumë shtetas nga Kosova dhe familje të Kumanovës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu