Ali Ahmeti: Koha për 1 shqiptar në krye të Maqedonisë

0
789

Kreu i partisë shqiptare të Maqedonisë ‘Bashkimi Demokratik për Integrim’ Ali Ahmeti deklaroi dje se partia e tij do të kontestoj presidentin që do të dali nga zgjedhjet së afërmi pavarësisht se kujt partie i përket.

“Kapitulli i Presidentit me marrëveshje është i mbyllur dhe BDI do të kontestojë presidentin e ardhshëm, pavarësisht në është i VMRO-DPMNE-së apo i LSDM-së,” kjo është deklarata e bërë dje nga kreu i partisë shqiptare në Maqedoni “Bashkimi Demokratik për Integrim” Ali Ahmeti dje në Shkup përpara mijëra e mijëra anëtarëve të rinj të parties.

“BDI do të punojë të dështojë procesi i zgjedhjes së presidentit, duke mos bërë ftesë për votim, ndonëse do të marrë pjesë në të gjitha këshillat zgjedhorë. Ideja e presidentit të ardhshëm është e mirë dhe fisnike, por nuk pat guxim nga politika maqedonase. Kandidatura për president e PDSH-së, është një pjesëmarrje e padobishme në një proces të pavlefshëm. Zgjedhjet e parakohshme? BDI do të jetë fituese”, Ahmeti tha.

Sipas tij, ka ardhur koha që shqiptarët të përfaqësohen që nga presidenti e deri te kryetari i Parlamentit. Sipas tij, përse do të mbeten përgjithnjë shqiptarët vetëm zëvendës, zëvendës, dhe zëvendës dhe se siç tha ka ardhur koha që shqiptarët të përfaqësohen që nga presidenti e deri te kryetari i Parlamentit.

Ai ka vijuar më pas fjalën e tij, duke u bërë me dije partive politike maqedonase se, po aq sa është ky vend i maqedonas, po aq është dhe i shqiptarëve.

“Kemi thënë se ky vend është dhe yni, kemi tapitë e të parëve tanë. Nuk jemi mysafirë e as qiraxhinj”, ka theksuar fort zoti Ahmeti. /shqiptarja.com/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu