Ali Ahmeti sot mbushi 56 vjet

0
1219

Abaz Xhuka

Sot me 4 Janarë në vitin 1959 në fshatin Zajaz lindi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ahmeti sot në profilin e tij në facebook i ka falendereruar të gjithë ata që kishin dërguar urimet e tyre “Jam shumë mirënjohës për të gjitha urimet e juaja. Ju faleminderit, AA” ka shkruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti .

Biografia e Ali Ahmetit

Në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtërirjen e lëvizjes popullore të Kosovë “LPRK”. Në vitin 1986, pas arrestimeve te medha që u ben në trojet Shqiptare nen pushtimin e Jugosllavise, Grupit “OMLK-, Ahmeti fiton azil politik në Zvicër, ku jeton deri në vitin 2001 dhe vepron në Keshillin e LPK-së Kantoni i Luzernit ku kishte rolin e veqant në Levizjen Popullore të Kosovës-së, “LPRK- dhe me vone LPK-.

Ali Ahmetika qenë njëri ndër themeluesit e “Ushtrisë Çlirimtare” është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ishte ne hirarkin me te larte të Levizjes Popullore të Kosovës, LPRK- dhe me vone LPK-, ishte ne sektorin e Veçante të LPK-së, qe ishte i lidhur drejteperdrejte me Shtabin e “Ushtris Clirimtare të Kosovës” të cilin e perbenin, Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Xhavit Haliti dhe Azem Syla, keta ishin te lidhur ngusht me kordinatorin e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” Nait Hasani dhe  lufta e Kosovës ishte e lidhur ngushte me Ali Ahmetin.

Në vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit të nënshkruar në gusht dhe shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e implementimit të Marrëveshjes Kornizë. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të disenjuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.
Në qershor të vitit 2002, Ahmeti e themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kësaj partie. Në shtator të vitit 2002, Bashkimi Demokratik për Integrim e fitoi besimin e shumicës dërrmuese të elektoratit shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë. Ali Ahmeti u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim hyri në koalicionin qeveritar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu