Alivanoset në burg, dërgohet në Emergjencë deputeti Faton Topalli

0
773

Faton Topalli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, i cili po mbahet në paraburgim për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, sot është alivanosur në burg.

Burime brenda Vetëvendosjes i kanë thënë portalit Infokusi së deputeti Topalli sot është sjellë nga burgu në emergjencë për shkak të gjendjes së rendë shëndetësore.

Ata kanë treguar se Topalli ka ditë që nuk është mirë me shëndet dhe se nuk po mund t’i jepet ndihma adekuate në burg.

“Fatoni vuan nga sëmundja e diabetit dhe i duhet një kujdes shumë më i madh. Një kujdes të tillë, siç u ka treguar edhe familjarëve qe e kanë vizituar, ai nuk e ka pasur prej kur është paraburgosur. Sot nga mëngjesi ka qenë shumë keq me shëndet dhe nuk i ka shkuar asnjë mjek për ta kontrolluar. Pasi është alivanosur janë detyruar ta sjellin në Emergjencë”, ka thënë ky burim brenda VV-së.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe shoku u deputetit Topalli, Fatmir Bajrami. Ai ka thënë se personalisht ka biseduar me deputetin Topalli. Sipas tij, në burg nuk i është ofruar shërbim adekuat shëndetësor dhe vetëm pasi i është keqësuar gjendja e tij dhe është alivanosur në burg, ata e kanë sjellë në Emergjencë. Aty është trajtuar dhe më pas e kanë kthyer në burg. /Infokusi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu