Aman na nxirr nga këtu se u dogjëm të gjallë!

0
946

Malisheva

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë intervistës sonte ka treguar shumë detaje nga beteja e përgjakshme e Kumanovës. Një detaje të dhimbshëm që Ahmeti e ka treguar nga luftimi më shumë se 30 orësh ndërmjet grupit të armatosur dhe forcave maqedonase, ka qenë telefonata e dytë me Muhamet Krasniqin të njohur si Komandant Malisheva.

Të gjitha opsionet ju i mendoni, por opsionin që unë të hap rrugë, largojeni. Këtë nuk mund unë të ua besoj, sepse mund të ju vrasin në besë time. Unë asnjëherë nuk kërkova që të dorëzohem. Unë kërkova vet opsionin e dorëzimit.

Pas dy ore më ka thirr Nikolla Gruevski (kryeministri) e më pyeti çfarë mendon të bëhet. Unë i thash se planin e dorëzova dhe mendoj se mund të bahet. Ai tha se nuk besoj se ata dorëzohen.

Në ndërkohë ata më kanë dhënë sinjalet se ata do të dozohen. Dhe hyjmë në linja të drejtpërdrejta për procesin e dorëzimit. E them prapë se nuk e kam propozu unë , por ata vetë janë dorëzu. Dhe kalon lidhja nga OSBE-ja sepse nuk mund ta kryejnë si duhet. Dhe tani ajo kalon te Artani, dhe OSBE-ja linjen e ka laku tek Artani që ishte në ekipin tim.

Kur kanë dal, kanë dal veç 22 vet. Dhe kur kanë ardhë në seli, Artani, Abdylaqifi dhe kuptuan që janë dorëzuar 22 vet.

kumanove5

Pas 1 ore, bije një telefonatë, dhe Artani pyet: Pse more nuk u dorëzuat. Dhe ai ia ktheu “Aman na nxirrni nga këtu se u dogjëm të gjallë”. E pyetëm si quheni dhe më tha Muhamed Krasniqi, dhe jemi 4 vetë, ka të vrarë dhe një është vetëvrarë.

Ne bëmë përpjekje dhe filluam të kontaktonin me MPB-në. Dhe pas 1 ore, ramë në kontakt dhe OSBE nuk pranonte që të kthehej përsëri në vendngjarje. Dhe i shpreha qëndrimet e mija, dhe t’i shpëtojmë edhe këta katër.

Dhe kur u pyetën pse nuk u dorëzuat, thanë se kishin frikur se po i vrasin. Praktikisht Muhameti nuk na e tha të vërtetën se ka pas në të vërtet brenda. Se a e ka ditë Muhamed Krasniqi se a janë a nuk janë, se di, por dy policë aty janë vrarë aty. Muhamet Krasniqi tha se kishte 3-4 plagë. Dhe nuk ishte zëri që e dëgjova më herët, sepse ai ishte i lodhur dhe nuk di a ka vazhdu, sepse humba kontaktin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu