Ambasada Amerikane: Qeveria e re të krijohet sa më shpejt – në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe vendimit të Gjykatës

0
782

Ambasadoria

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një përgjigjeje për Gazetën Express, ka sqaruar edhe një herë pozicionin e saj në raport me bllokadën politike në Kosovë. Ambasada ka kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve në pajtim të plotë me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me ligjin.

Amerikanët nuk e shohin të përshtatshme të ndërhyjnë në procesin e brendshëm aktual politik derisa konfirmojnë vazhdimin e përkrahjes së tyre për liderët dhe institucionet e Shtetit të Kosovës.

“Ambasada e SHBA’së vazhdon të këshillojë dhe të përkrahë institucionet dhe liderët politikë të Kosovës gjersa Kuvendi përgatitet që të kompletojë seancën e vet konstitutive dhe gjersa të formohet qeveria e re. Sidoqoftë, ne nuk besojmë se për misionet e huaja është i përshtatshëm roli i ndërhyrjes në procesin e brendshëm aktual politik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës, për Gazetën Express.

“Ne inkurajojmë Kosovën që të ndjekë procedurat që janë vendosur nga Kushtetuta, ligji, dhe Gjykatat, me qëllim të krijimit të qeverisë së re sa më shpejtë që është e mundshme”, thuhet më tej në përgjigje.

Ambasada Amerikane edhe njëherë ka përmendur se SHBA’ja dhe Kosova kanë interesa strategjike sa i përket dialogut me Serbinë e deri te kërcënimet nga luftërat e huaja.

“Ne presim të punojmë së bashku me liderët e Kosovës lidhur me interesat tona të përbashkëta strategjike, duke përfshirë dialogun me Serbinë, formimin e Gjykatës Speciale, integrimin në BE, reformën e sektorit të sigurisë, dhe zbatimin e legjislacionit për adresimin e kërcënimit nga luftëtarët e huaj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu