Ambasada Britanike: Të zhdukurit në Kosovë besohet se janë djegur në termocentrale dhe miniera

0
441

Varrezat Masive

Deri në fund të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999, është vlerësuar se rreth 4,400 deri në 4,500 persona janë të zhdukur.

Sot, 1668 persona mbeten ende të pagjetur. Në mesin e personave të zhdukur: 261 janë femra dhe 1407 meshkuj; 135 prej tyre kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, dhe 331 ishin mbi 65 vjeçare.

Nga ata që janë ende të pagjetur, është llogaritur se 1.117 janë me origjinë shqiptare, 415 janë serbë, dhe 136 janë nga komunitetet e tjera të Kosovës.

Besohet gjerësisht se shumë prej atyre që figurojnë të zhdukur janë vrarë, dhe mbetjet e tyre janë djegur në termocentralin e Obiliqit, minierat e ‘Trepçës’, fabrikën e ‘Ferronikelit’ në Kosovë, ose ‘Mackatica’ dhe ‘Bor’ në Serbi.

Viktimat gjithashtu u hodhën edhe në liqene dhe lumenj. Kështu thotë Ambasada britanike në Kosovës, në një nga njoftimet që ka dërguar për vizitën e Princit të Uellsit në Kosovë, raporton lajmi.net

Shumica e rasteve të zgjidhura deri më tani, më shumë se 2700 persona janë gjetur në varreza të paligjshme individuale dhe masive, dhe pas identifikimit – kryesisht përmes analizës së ADN-së – janë kthyer për rivarrosje tek familjet e tyre.

Në territorin e Serbisë (në katër varreza masive të gjetura deri më tani) eshtrat e 902 personave janë zhvarrosur dhe riatdhesuar në Kosovë.

Vitin e kaluar përmes financimit të projektit, Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përkrahur gërmimet në Rashkë (Serbi) të cilat rezultuan me gjetjen e 53 mbetjeve mortore të shqiptarëve.

Në të kaluarën, ne gjithashtu kemi mbështetur edhe krijimin e Laboratorëve të Histologjisë dhe Toksikologjisë dhe kemi trajnuar stafin e Kosovës, i cili tani punon në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.

Rober Lufte

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu