Ambasadori amerikan shokon Serbinë: Serbët janë skizofren!

0
625

Ambasadori USA

Serbët janë paksa skizofren, zemra i tërheqë kah lindja, kurse kokën e kanë të drejtuar kah Perëndimi. Kjo ka qenë deklarata shokues për serbët e ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby.

Duke u përgjigjur në pyetjen se si do ta përshkruante kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, Kirby ka thënë se ai është person që thellë mendon për të ardhmen e vendit të tij dhe i cili e njeh mirë edhe politikën edhe njerëzit, transmeton Indeksonline intervistën e Kibyt në B92.

“Vuçiq po bën përpjekje që juve t’iu dërgojë drejt Bashkimit Evropian, por serbët janë paska skizofren. Zemra i terheqë kah Lindja, derisa njëkohësisht, kokën e kanë të drejtuar kah Perëndimi”, ka thënë Kirby.

Sipas tij, dilema ndërmjet Evropës dhe Rusisë është e zgjedhje e rrejshme e cila po vendoset para interesit të Serbisë.

“Ekziston paqartësi me këtë zgjedhje. Ju do të vazhdoni të keni miq edhe në Lindje edhe në Perëndim, tash i keni ata dhe në SHBA edhe në Rusi. Megjithatë, tash nuk shtrohet pyetja e miqësisë, por ajo e interesit të Serbisë. Duhet t’i zbatoni të gjitha reformat që t’i afroheni sa më shumë Bashkimit Evropian. Të tjerat janë zgjedhje të rrejshme”, ka thënë Kirby, duke folur për presionet ndaj Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu